Në Serbi për shtatë ditë do të arrijnë 250.000 doza të vaksinës “Sputnik V”, në shkurt edhe 105.300 doza nga “Fajzer”

Beograd, 26 janar 2021 (MIA) – Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Shëndetësisë, Mirsad Gjerlek, sot deklaroi se për shtatë ditë në vend pritet të arrijnë 250.000 vaksina ruse “Sputnik V”, ndërsa në fund janë bisedat me “AstraZeneka” për 800 000 doza.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Gjerlek deklaroi se vaksinat e “AstraZeneka” do të furnizohen përmes Polonisë, siç paralajmëroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe shtoi se priten ende vaksina kineze.

“Dje arritën 11.700 doza të vaksinës së “Fajzer”, të hënën e ardhshme do të arrijnë edhe 9.300, por për atë më 15 shkurt do të arrijnë 40.900 doza, ndërsa më 22 shkurt 46.800 doza. Kjo do të thotë se në shkurt do të arrijnë rreth 105.300 doza nga vaksina e “Fajzer”, deklaroi Gjerlek për Radiotelevizionin e Serbisë.

Në pyetjen për llojin britanik të koronavirusit, që është regjistruar në Serbi, ai deklaroi se nuk ka arsye për panikë, por ka hapësirë për kujdes dhe seriozitet, duke e pasur parasysh se çka ndodh në vendet ku është paraqitur.

Ai gjithashtu, potencoi se deri tani vaksinat e miratuara japin reagim të shkëlqyer, gjegjësisht krijojnë imunitet edhe kundër atij lloji të ri të koronavirusit.

Në Serbi sot vazhdon imunizimi masiv i popullatës, por pas rekomandimit të qeverisë, prej sot do të mund të vaksinohen vetëm qytetarët të cilët janë paraqitur për vaksinim, ndërsa jo sikur deri tani edhe ato të cilët me vetëiniciativë vijnë në pikat për imunizim. Deri më sot në Serbi janë vaksinuar 278.491 persona. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail