Blinken: SHBA-ja është e përkushtuar në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Uashington, 9 qershor 2021 (MIA) – Sekretari i shtetit të SHBA-së, Entoni Blinkeni, me rastin e dekretit të presidentit amerikan Xho Bajdenit për zgjerim të sanksioneve për persona dhe organizata nga Ballkani Perëndimor, tha se SHBA-ja është e përkushtuar në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, që do t’u mundësojë vendeve të rajonit ta “përmbushin potencialin e tyre si demokraci prosperuese dhe të lira”.

“Korrupsioni shkakton dëm të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe rimëkëmbjes ekonomike të SHBA-së dhe aleatëve dhe partnerëve tanë. Prandaj jemi të vendosur të promovojmë përgjegjësi dhe të luftojmë kundër mosndëshkimit të atyre të cilët janë të përfshirë në korrupsion të dukshëm në Ballkanin Perëndimor dhe botë”, theksoi Blinkeni.

Në kumtesën e Stejt Departamentit thuhet se përkushtimi i SHBA-së për avancimin e demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i fuqishëm dhe “në pajtim me standardet që vendet në rajon duhet t’i përmbushin që ta arrijnë qëllimin e tyre që të përparojnë në rrugën evropiane”. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail