Fillon Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Shenjë e vullnetit për zbatimin e planit të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur Samitin me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor.

Rama theksoi se pjesëmarrja e tyre në këtë Samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal.“Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të 6-të të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE-së ekonomik për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal. I jam mirënjohës komisionarit të BE-së që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do ta në ndihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike dhe të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona”, tha Rama.

Në Tiranë është duke merr pjesë komisionari Olivér Várhelyi; kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq; kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq; kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev; sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu; drejtori i sekretariatit të CEFTA-së, Emir Djikiq; dhe zëvendësdrejtori i sekretariatit të përhershëm të Organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, Ljuba Siljanoska.

Një konferencë për shtyp të kryeministrit Rama me komisionarin Várhelyi do të mbahet në orën 12:30. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail