Papa Françesku e fillon vizitën në Qipro

Athinë, 2 dhjetor 2021 (MIA) – Papa Françesku, sot pasdite vjen në Nikozi me çka fillon edhe vizita e tij në Qipro, ndërsa në vazhdim edhe në Greqi ku do të realizojë një varg takimesh, ne mesin e të cilëve edhe me kreun shtetëror qipriot dhe grek, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas ftesës së dërguar nga presidenti Nikos Anastasiadis dhe peshkopit qipriot Hristostomos i Dyti, papa deri të shtunën në mëngjes do të jetë në Qipro ndërsa vizitën, nga Qeveria e karakterizojnë si “ngjarje historike”.

Zëdhënësi i Qeverisë qipriote, Marios Pelekanos, duke folur për vizitën dhe agjendën e bisedimeve tha se Anastasiadis do ta informojë papën për ngjarjet e fundit në çështjen qipriote, do të diskutojnë për temat rajonale, për pandeminë, por dhe për çështjen e emigrantëve.

Sipas Pelekanos, do të bisedohet edhe për qëllimin e Selisë së Shenjtë dhe papa Françeskut që të marrin emigrantë në Vatikan, që do të jetë akt i cili e dëshmon solidaritetin e Kishës Katolike të Romës.

Gjatë vizitës papa do të realizojë takime me presidentin qipriot, me peshkopin e kishës ortodokse qipriote, me persona zyrtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, korin diplomatik.

Të shtunën papa nga Qiproja do të mbërrijë në Greqi, ku do të qëndrojë deri të hënën në mëngjes.

Gjatë vizitës në Greqi, papa do të ndajë disa orë që të dielën nga Athina të udhëtojë në ishullin Lezbos dhe t’i vizitojë refugjatët e vendosur në qendrën e pranimit në Mitilini.

Ende nuk ka informacione nëse, njëjtë si edhe gjatë udhëtimit të tij në ishullin në vitin 2016, do të marrë në Vatikan refugjatë, azilkërkues.

Papa Françesku në Greqi do të takohet me presidenten, me kryeministrin, me kreun e KOG, do të bisedojë me të rinj, ndërsa gjatë qëndrimit në Athinë, do të mbajë edhe meshë të shenjtë në sallën e koncerteve.

Ky është udhëtimi i 35-të, i papa Françeskut jashtë vendit që nga zgjedhja e tij në vitin 2013. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail