Erdogani për vizitë në Shqipëri, është shpallur qytetar nderi i Kurbinit

Tiranë, 17 janar 2022 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, sot po qëndron për vizitë njëditore në Shqipëri, që është vizita e tij e parë në ndonjë shtet për këtë vit.

Erdogani mbërriti me një orë vonesë, në aeroportin në Tiranë, me të gjitha nderimet shtetërore e priti kryeministri, Edi Rama, pas çka bashkë shkuan për në Laç, ku në qytetin Kurbin ishte lëshuar në përdorim një bllok banesor prej 524 banesave, të ndërtuara pas tërmetit katastrofal, i cili Shqipërinë e goditi më 26 nëntor 2019.

Presidenti turk në fjalimin e tij tha se gëzimi i shqiptarëve është edhe gëzimi i tij, duke shtuar se “vëllai qëndron afër vëllait, kur duhet, e jo kur e thërrasin”. Ai shtoi se vendi i tij për ndërtimin e bllokut të banesave ka investuar 42 milionë dollarë.

Për kryeministrin Rama, 17 janari është ditë e veçantë, sepse Erdogani është mik i çmuar, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe për të. Rama u kthye në të kaluarën, në takimin e parë me presidentin turk, duke njoftuar se i ka thënë “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time”.

Erdogani ishte shpallur qytetar nderi i Kurbinit, ndërsa ishte inauguruar edhe sheshi i emëruar me emrin e tij.

Kryetarja e Kurbinit, Majlinda Cara, tha se titulli i ndahet me motivim për solidaritet dhe ndihmë të ofruar nga qeveria e tij në “ditët më të vështira”.

“Këshilli i komunës e ndau titullin më të lartë të cilin e ndan komuna, qytetar nderi i Kurbinit, me motivim për solidaritet dhe ndihmë në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në procesin e rinovimit”, tha ajo.

Pasdite është planifikuar takim i Erdoganit dhe Ramës dhe nënshkrim i shumë marrëveshjeve, në mesin e të cilave edhe për bashkëpunim mes agjencive shtetërore të lajmeve, si dhe arkivat, pas çka do të mbajnë konferencë për media.

Vonë pasdite shefi i shtetit turk do të ketë fjalim para të zgjedhurve të popullit në parlamentin shqiptar, pas çka do të udhëtojë për Turqi. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail