Avionët gjuetarë të NATO-s nga gjenerata e pestë për herë të parë në Ballkan për shkak të krizës në Ukrainë

Beograd, 24 janar 2022 (MIA) – Holanda do të dërgojë dy avionë luftarak më bashkëkohor nga gjenerata e pestë F-35A në pranverë në Bullgari, si përforcim i përkohshëm i forcave të NATO-s në Ballkan, me të cilën vendi dëshiron të dërgojë porosi se fuqishëm do të veprojë drejt intervenimit potencial rus në Ukrainë, transmeton Beta.

“Anëtaret e NATO-s ndërmarrin pozita të ndryshme për çështjen lindore dhe dërgojnë forca për përforcim të anëtareve të cilat janë në afërsi të Rusisë, ndërsa disa, si Gjermania, janë shumë të përmbajtur. Holandezët do të angazhojnë dy F-35A në misionin për mbikqyrrje të hapësirës ajrore në Detin e Zi në muajin prill dhe maj. Për pilotët dhe teknikët e tyre, shkuarja me F-25A në një vend partner do të jetë sfidë e madhe sepse është aeroplan i sofistikuar dhe shumë i vështirë për mirëmbajtje”, citon portali Rrjeti Ballkanik i Sigurisë.

Holanda porositi 46 avionë F-35A për t’i zëvendësuar gjuetarët F-16.

Procesi kompleks i trajnimit zgjat me vite, ndërsa edhe pse avioni i parë holandez fluturoi në vitin 2012, Pajisja e skuadriljes së parë filloi vetëm shtatë vjet më vonë. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail