Micotakis sot do të dalë me qëndrim rreth rastit me përgjimet



Athinë, 8 gusht 2022 (MIA) – Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, gjatë ditës së sotme pritet të dalë me deklaratë dhe qëndrim lidhur me rastin me përgjimet në Greqi, pas dorëheqjeve ditën e premte të drejtorit të Shërbimit kombëtar për zbulim të Greqisë (EIP) dhe sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë greke, por edhe pasi tërë rasti është në fokus të opinionit grek, ndërsa partitë opozitare konsiderojnë se përgjegjësinë kryesore e ka pikërisht Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dorëheqja e shefit të EIP-së, Panajotis Kondoleon, erdhi pas, siç kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek, “veprimet e gabuara në procesin e ndjekjeve të ligjshme”, gjegjësisht në përgjimin ligjor, pas miratimit të marrë nga Prokuroria, në celularin e liderit të PASOK- Lëvizja e ndryshimit, Nikos Andrulakis, por pa me këtë rast, sipas Qeverisë, të informohet vetë kryeministri në kompetencë të së cilit është shërbimi.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Janis Ikonomu, duke folur në mëngjes për televizionin “Skaj”, theksoi se nëse Micotakis do ta dinte për ndjekjen e Andrulakis, “kjo nuk do të ndodhte” dhe prandaj është larguar drejtori i EIP-it dhe është marrë përgjegjësi politike. shtoi se kryeministri grek në deklaratën e tij “detajist do të përqendrohet në rastin dhe do të përshkruajë si Qeveria i qaset çështjes dhe si do të përballet me këtë”.

Lideri i PASOK-KINAL, Nikos Androulakis, mbrëmë tha se celulari i tij është përgjuar nga EIP dhe në të njëjtën kohë kishte edhe tentim për ta hakuar me softuerin “Predator”, theksoi se Mitsotakis është i vetmi përgjegjës dhe kërkoi përgjigje nga kryeministri grek.

Nga ana tjetër, SYRIZA opozitare të shtunën komentoi se “Watergate” grek ka nënshkrimin e Micotakis” dhe kërkoi që kryeministri të japë dorëheqje.

Të dyja partitë opozitare kërkuan formimin e komisionit hetimor në Parlamentin grek për hetimin e përgjegjësive politike për këtë rast, ndërsa Qeveria përgjigjet pozitivisht në këtë kërkesë.

Në mediat greke janë shfaqur informacione se përgjimi i Andrulakis ishte në kërkesë të shërbimit të huaj, duke i përmendur Armeninë dhe Ukrainën, megjithatë të dyja vendet, përmes ambasadave të tyre në Greqi, në mënyrë më të ashpër dhe kategorikisht i përgënjeshtruan këto shkrime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail