Promovimi i turizmit shqiptar vjen me tre spote në rrjetin amerikan CNN

Tiranë, 5 prill (MIA) - Promovimi i vlerave dhe i resurseve turistike dhe kulturore të Shqipërisë, sjell për herë të parë një bllok spotesh televizive me pagesë që do të nisin transmetimin në reklamat e rrjetit televiziv amerikan, CNN.

Burime nga Ministria shqiptare e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bënë sot të ditur për agjencinë MIA se reklamat vijnë në dobi të përmirësimit të imazhit të një Shqipërie evropiane, e cila përcjell identitet dhe universalizëm bashkëkohor në hapësirat ndërkombëtare.

Spotet nisin të transmetohen më 7 prill 2008 dhe do të vazhdojnë dhe gjatë muajit maj. Slogani i tre reklamave është “Shqipëria - një dashuri e re mesdhetare”. Në spote paraqiten pamje të bukura të zonave turistike bregdetare por dhe malore të Shqipërisë.

MTKRS deklaroi se zgjodhi rrjetin CNN për reklamat internacionale mbi promovimin e turizmit, pasi ai mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz, me target që përfshijnë moshat prej 25 deri 55 vjeçare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

 
 
WEBmail