Ndërroi jetë Ramiz Alia

Tiranë, 7 tetor 2011 (MIA) - Në spitalin kryeqytet shqiptar, Tiranë sot rreth orës 7:00 të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare Ramiz Alia, udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri dhe presidenti i parë i shtetit pluralist.

Alia vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare), dhe për këtë arsye ishte shtruar disa herë në reanimacion, sic shpjegojnë edhe mjekët. Së fundi ai u paraqit me probleme të rënda të frymëmarrjes dhe u intubua me oksigjen që ditën e parë. Mjëkët bëjnë me dije se ditët e fundit të jetës ai kishte vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të gjoksit dhe shtim të ritmit kardiak.

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe u bashkua me lëvizjen komuniste shqiptare përpara se të mbushte 20-vjec. Alia u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite (1954) dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës nën patronazhin e Enver Hoxhës. Në vitin 1961 ishte anëtar me të drejta të plota i byrosë politike në pushtet. (Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë).

Alia është udhëheqës i dytë dhe i fundit komunist të Shqipërisë 1985-1991, dhe Presidenti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 1991-1992, si dhe presidenti i parë i postkomuniste në Shqipëri deri në vitin 1992. Ai kishte qenë i caktuar si pasardhës nga Enver Hoxha dhe e mori pushtetin pas vdekjes së tij.

Më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Shqipërisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, ku në pushtet erdhi koalicioni i djathtë i udhëhequr nga Partia Demokratike. Në gusht të vitit 1992 ai u vendos në arrest shtëpie dhe u arrestua në shtator të viti 1993, ku u dënua me 9 vjet heqje lirie për abuzime me pushtetin. Më 7 korrik 1995 pas disa procesesh gjyqësore, Alia lirohet nga burgu. Ai u shfaq në TV pas trazirave të vitit 1997 në Shqipëri në një intervistë ekskluzive televizive për herë të parë pas daljes nga burgu.

Si president i parë pluralist Alia ndaloi represionin politik, kurse ne vitin 1989 një amnisti e përgjithshme solli lirimin e shumë të burgosurve politik. Alia ndërmori hapat e para për të krijuar lidhje me Perëndimin, forcimin e marrëdhënieve me Greqinë, Italinë, Turqinë dhe Jugosllavinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail