Ndërron jetë ish-presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia

Ceremonia mortore e ish -presidentit Ramiz Alia, do të zhvillohet të dielën. Gjatë këtyre ditëve, trupi i tij do të qëndrojë në morg. Kjo vjen për arësye se njëra nga vajzat dhe djali i ish-presidentit Alia ndodhen në Suedi. Alia ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 86 vjeçare, ish-presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia.

Pas një trombozë që ka kaluar orët e para të mëngjesit, ai ka mbyllur sytë në spitalin e Senatoriumit. Ish-presidenti, Ramiz Alia, vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare.

Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991). Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991 parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës.

Ai do të mbahet mend për bisedimet që zhvilloi me studentët para rënies përfundimtare të regjimit komunist, ku Shqipëria u radhit në vendet me më pak trazira në rënien e komunizmit. Në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit 1992, ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, Alia dha dorëheqjen nga posti i Presidentit, më 3 prill 1992.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail