Serbët në veri të Kosovës vendosin barrikada në Kroin e Vitakut

Prishtinë, 7 tetor 2011 (MIA) - Gjendja në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë. Pakica serbe ka vendosur beton dhe një kontejner të mbeturainave mbi Kroin e Vitakut, zonë e përgjegjësisë së veçantë, njoftojnë mediat kosovare.

Ylber Hysa, kordinator i strategjisë për veriun e Kosovës, pasi vizitoi barrikadën, tha se ky është bllokim i drejtëpërdrejtë për lëvizjen e qytetarëve, prandaj është i patolerueshëm. Ky bllokim është bërë pas vendimit të djeshëm të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 900 mijë eurove për ndërtimin e shtëpive të shqipëtarëve në Kroin e Vitakut.

Ndërkohë, rreth orës dy të mëngjesit të sotëm, një veturë është djegur në afërsi të tre rrokaqiejve në Mitrovicë. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit me substancë ndezëse, që besohet të jetë një përzierje molotovi, me benzinë. Vetura është shkatërruar tërësisht, të lënduar nuk ka.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail