Topi:Turqia lobon fuqishëm për njohjen e Kosovës

Ankara, 12 tetor 2011 (MIA) - Turqia fuqishëm po lobon për njohjen e Kosovës, deklaroi dje presidenti shqiptar  Bamir Topi, në përfundim të vizitës në Ankara, kumtoi botimi elektronik i gazetës "Hurijet dejli njuz".

"Kisha mundësi ta parashtroj këtë pyetje në bisedat e presidentit turk Abdullah Gjyl, i cili gjithashtu, më informoi se ka biseduar me kryetaren e Brazilit Dilma Rusef për çështjen e njohjes së Kosovës", deklaroi Topi në intervistën për "Hurijet dejli njuz".

Brazili nuk është mes 85 vendeve të cilat e njohën Kosovën,  prej shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2007.

Kuvajti, dje, kumtoi se e njeh pavarësinë  e Kosovës.

Autoritetet turke janë fuqimisht të vendosura të vazhdojnë  me mbështetjen e njohjes së Kosovës dhe të lobojnë para vendeve të tjera që ta njohin pavarësinë e shtetit të ri" deklaroi Topi.

"Perspektiva është optimiste dhe presim në të ardhmen më shumë vende ta njohin Kosovë" deklaroi kryetari shqiptar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail