Çitaku: Raporti nga Komisioni Evropian për Kosovën real

Prishtinë, 12 tetor 2011 (MIA) - Raport real nga Komisioni Evropian, konfirmohet lansimi i dialogut për liberalizimin e vizave brenda këtij viti, janë vlerësimet në Prishtinë menjëherë pas publikimit të Raportit të Progrest 2011 për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku, në një konferencë shtypi sot pasdite fillimisht kumtoi "lajmin e shumëpritur rreth lansimit të dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për procesin e liberalizimit të vizave deri në fund të vitit, gjë që është konfirmuar zyrtarisht sot nga Komisioni Europian".

"Kjo dhe progresi që do të arrihet në kuadër të këtij procesi, paraqet një nga arritjet më të vlefshme të vendit që nga shpallja e pavarësisë", theksoi ajo.

Çitaku tha se Qeveria e Kosovës mirëpret publikimin e Raportit të Progresit 2011 nga ana e Komisionit Europian, ku paraqitet gjendja e zhvillimeve njëvjeçare në vend, duke evidentuar të arriturat dhe sfidat e të gjitha institucioneve vendore. Ajo shtoi se Raporti shënon një moment të ri për intensifikimin e reformave strukturore në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

"Qeveria e Republikës së Kosovës e gjen Raportin e Progresit si udhërrëfyes kyç në orientimin e politikave drejt fuqizimit të rendit dhe ligjit, rritjes ekonomike dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Në këtë mënyrë Raporti i Progresit gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm do të duhej të shërbej si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet akterëve të ndryshëm në shoqërinë tonë me qëllim të ndërtimit të konsensusit mbarë-shoqëror për ndërmarrjen e reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore", tha Çitaku.

Sipas saj, Komisioni Europian nëpërmjet raportit, ka vlerësuar se Qeveria ka demonstruar përkushtim të fuqishëm ndaj procesit të integrimit Europian.

"Strategjia e zgjerimit ka ri-konfirmuar axhendën europiane të Kosovës, me vazhdimin e mbështetjes së dy proceseve kyçe: liberalizimit të vizave dhe marrëveshjet tregtare. Raporti i Progresit evidenton sfidat kyçe për në të cilat duhet fokusuar, prandaj Qeveria e Kosovës do të ketë qasje pro-aktive në adresimin e rekomandimeve të Raportit", tha Çitaku.

Ajo shtoi se gjatë takimit të veçantë të Këshillit Ministror për Integrim Europian që do të mbahet më datë 14 tetor, Qeveria do të del me objektivat kryesore me qëllim të adresimit të sfidave të Raportit të Progresit. Gjithashtu deri në përfundimin e këtij viti Qeveria do të miratojë Planin e rishikuar të Veprimit për Partneritet Europian me qëllim të disejnimit të gjitha aktiviteteve konkrete.

Duke njohur nevojën për ndërtimin e konsensusit të gjerë politik dhe shoqëror për ndërmarrjen e reformave strukturore, institucionet e Kosovës do të themelojnë Këshillin Kombëtar për Integrim Europian me qëllim të hartimit të Strategjisë afatgjate për Integrim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail