KFOR-i vendosi kontroll në rrugën alternative drejt Jarinjes

Prishtinë, 13 tetor 2011 (MIA) - KFOR-i dhe EULEX-i filluan sot në mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje, njofton KFOR-i përmes një komunikate.

KFOR-i filloi operacionin me kërkesë të EULEX-it për të ndihmuar në parandalimin e përdorimit ilegal të rrugës anësore rreth portës zyrtare dhe të ndalojë kontrabandën.

Porta në Jarinje është e hapur dhe duhet të përdoret.

KFOR-i vazhdon të përkrahë EULEX-in, vazhdon komunikata, dhe shton se roli i KFOR-it është po ashtu që të mbrojë stafin e organizatave ndërkombëtare në kryerjen e misionit të tyre.

Komandanti i KFOR-it ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur për të siguruar që kjo të bëhet në pajtueshmi të plotë me mandatin e Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

"KFOR-i ka të drejtë të largojë barrikadat kur rrethanat të jenë të përshtatshme dhe nuk do t’i tolerojë ato përgjithmonë. Qytetarët duhet të rrinë larg bllokadave të rrugëve dhe barrikadave dhe nuk duhet të marrin pjesë në protesta dhe aktivitete ilegale", ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneral majori, Erhard Drews.

Misioni i KFOR-it është të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë nga të gjitha komunitetet. KFOR-i do të vazhdojë ta realizojë këtë fuqishëm, kujdesshëm dhe me paanshmëri dhe në pajtueshmëri të plotë me mandatin tonë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail