NATO-ja bëri thirrje në përmbajtje dhe bashkëpunim në veri të Kosovës

Bruksel, 29 nëntor 2011 (MIA) - NATO-ja shprehu shqetësim për situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve në përmbajtje dhe bashkëpunim të plotë me faktorin ndërkombëtar me qëllim që të sigurohet liria e lëvizjes.

"Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës dhe i përcjellim me vëmendje", deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Longesku.

Në kumtesë ftohen të gjitha anët "pa anulim" të tregojnë përmbajtje dhe të vendosin bashkëpunim me përfqsësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. "Qëllimi i KFOR-it është që të kontribuojë për mirëmbajtje të mjedisit të siguruar dhe të sigurt, liri të lëvizjes dhe sigurisë së Kosovës, në pajtueshmëri me rezolutën 1244", deklaroi Longesku.

Longesku theksoi se KFOR-i detyrën e tillë e plotëson me kujdes në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

"NATO-ja plotësisht i mbështet komandantët e KFOR-it në plotësim të këtij mandati", theksoi ajo.

Komandanti i KFOR-it paraprakisht kumtoi se ushtarët, pasi që janë gjetur nën zjarr, ndaj atij "akti kriminel janë përgjigjur me mjete pa pasoja fatale", siç janë plumbat prej gome, gazi lotsjellës dhe topat me ujë.

Disa dhjetëra serb të Kosovës dhe 25 ushtarë të KFOR-it janë lënduar në përleshjet të cilat edhe dje shpërthyen në barrikadat në afërsi të fshatrave Jagnjenicë dhe Zubin Potok.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail