Serbët përdorin gaz lotsjellës kundër KFOR-it

Prishtinë, 29 nëntor 2011 (MIA) - Protestuesit serbë në Jagnjenicë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër ushtarëve të KFOR-it, ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin.

"Protestuesit janë përpjekur të ngrenë një rrugë alternative. Ata zbrazën dy kamionë me zhavorr. Ata sërish përdorën gaz lotsjellës kundër trupave të KFOR-it. Për ta mbrojtur veten, ushtarët e KFOR-it përdorën po ashtu gaz lotsjellës. Situata nuk është më e qetë", i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin.

Ky incident pason përplasjen e djeshme të serbëve më ushtarët e KFOR-it, me ç’rast mbeten të plagosur 30 ushtarë të misionit paqeruajtës.

Përkundër kësaj, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të bashkëpunojnë me akterët ndërkombëtarë në terren, për të siguruar liri të lëvizjes pa vonesë. Ai megjithatë ka theksuar se KFOR-i rezervon të drejtën për ta mbrojtur vetveten kundër të gjitha veprimeve agresive.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi duke komentuar situatën në veri, ka thwnw se KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës duhet të kundërpërgjigjen me forcë, në mënyrën e njëjtë atë të cilën e përdorin protestuesit, njoftojnë mediat kosovare.

"Ndoshta vetëpërmbajtja maksimale e ushtarëve te KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë, atyre ju ka dhënë pak më tepër atë ndjenjën se mund të bëjnë çka të duan, po unë edhe disa herë e kam përmend që KFOR-i, EULEX-i edhe Policia e Kosovës duhet ta përdorin forcën proporcionale varësisht nga situata, po nëse dikush është shumë i dhunshëm dhe rrezikon jetën e ushtarëve të KFOR-it do të përdorim gjuhën e njëjtë ose përgjigjen e njëjtë", tha Rexhepi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail