Nuk ka marrëveshje në dialogun Prishtinë - Beograd, refuzon Serbia

Bruksel, 2 dhjetor 2011 (MIA) - Përfundoi pa marrëveshje, takimi i djeshëm në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Delegacioni serb nuk është pajtuar me zgjidhjet të cilat i ka përkrahur Bashkimi Evropian.

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian për menaxhimin e integruar të kufijve.

"Konfirmojë se pala e kosovës ka mbështetur modelin europian për menaxhimin e integruar të kufijve. Ndërsa, Serbia dështoi për ta pranuar marrëveshjen. Ne dëshmuam që jemi një shtet që operon me vlera europiane", ka theksuar Tahiri.

Ajo shpreson se Bashkimi Euvopian do t'i bëjë presion Serbisë për ta pra pranuar marrëveshjen për kufijtë.

Edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, e ka konfirmuar për mediat serbe se takimi ka përfunduar pa marrëveshje.

Ende nuk është e qartë nëse ky raund bisedimesh do të vazhdojë edhe sot apo Kuper do ta shpallë të mbyllur.

Gjithashtu përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton, duke folur para ministrave dje tha se ministrat presin që të ketë rezultate konkrete, pra, marrëveshje.

Ajo deklaroi se ka përparim, mirëpo duhet bërë më shumë përpjekje, si nga Prishtina, ashtu edhe nga Beogradi, për të arritur marrëveshje.

Situata në veri të Kosovës, po ashtu, ka qenë temë e diskutimeve të ministrave të jashtëm të BE-së. Ministrat nga shtetet që kanë ushtarë në veri të vendit tonë kanë qenë mjaft kritikë ndaj Serbisë, sidomos Gjermania dhe Austria, duke thënë se Serbia ka ndikim në strukturat në veri të Kosovës dhe se presidenti Tadiq, pas thirrjeve për të hequr barrikadat, duhet të dëshmojë se është në gjendje edhe të veprojë dhe jo vetëm të japë deklarata.

Pritet që javën që vjen të vendoset për t'i dhënë ose jo statusin e kandidatit Serbisë, ndërkaq në këtë moment gjasat ende janë të paqarta.

Ndonëse shumica e shteteve anëtare e mbështesin dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, Gjermania insiston se Serbia ende nuk e ka merituar këtë.

Mirëpo, shtetet që e mbështesin Serbinë shpresojnë se ndonjë kthesë në këtë raund të dialogut do të mund të ndihmojë për t’ia dhënë statusin e kandidatit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail