Thaçi takon Rompujin merr përkrahje për nisjen e dialogut për vizat

Prishtinë, 7 dhjetor 2011 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në shoqërimin e dy ministrave Flora Çitaku dhe Bajram Rexhepi, kanë takuar presidentin e BE-së Herman Van Rompuj.

Pas këtij takimi Thaçi, ka thënë se ka biseduar me presidentin Van Rompuj për progresin që ka shënuar Kosova në fusha të ndryshme.

Ai ka deklaruar se Kosova me politikën e saj konstruktive po vazhdon t’i kontribuojë fqinjësisë së mirë ndërtimit e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët e këtë rast edhe me Serbinë.

Kreu i Qeverisë gjithashtu ka thënë se populli i Kosovës më shumë se kurrë duhet të jetë optimist sepse siç ka theksuar ai, ka marrë përkrahje të plotë për nisjen e dialogut për vizat dhe për marrëdhëniet kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.

Kryeministri Thaçi, ka thënë se tashmë Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane të cilën po e përkrahin konkretisht edhe shtetet anëtare të BE-së.

Nesër kryeminsitri kosovar do të zhvillojë takim me shefen për Politikë të Jashtme Ketrin Eshton.

Të hënën ndërkaq Këshilli i ministrave të BE-së në kuadër të rekomandimeve për Komisionin Evropian, ka theksuar se deri në fund të këtij viti BE-ja duhet të nisë dialogun për viza me Kosovën e njëkohësisht t`i mundësojë asaj qasje për anëtarësim në EBRD-Banka Evropiane për zhvillim dhe rindërtim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail