"Vetëvendosje” me përforcime nga Shqipëria për bllokimin e rrugëve më 14 janar

Prishtinë, 8 janar 2012 (MIA) – Autobusët nga Tirana nisen në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin "Skënderbej",para Pallatit të Kulturës, ka qenë statusi i udhëheqësit të  Sekretariatit për Komunikim me Media të lëvizjes "Vetëvendosje", Erzen Vraniqi, i vendosur në rrjetin social Facebook të shtunën, njoftojnë mediat kosovare.

Njoftimi ka qenë i dedikuar për të gjithë ata të cilët konsiderojnë se duhet të bëhen pjesë e aksionit të "Vetëvendosjes" për mbylljen e kufirit me Serbinë te Dheu i Bardhё dhe nё Merdar më 14 janar konform paralajmërimit të këtij subjekti në funksion të, siç llogarisin ata, mbrojtjes së mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga Qeveria e Kosovës.

Sekretari organizativ i lëvizjes "Vetëvendosje", Dardan Molliqaj, ka folur dje për përgatitjet e subjektit të tij për 14 janarin. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në të edhe të qytetarëve të Shqipërisë.

"Kanë filluar organizimet edhe prej Shqipërisë për të ardhur më 14 janar në Kosovë. Shumë qytetarë atje kanë shprehur dëshirën për të qenë në Kosovë atë ditë. Ne do ta kemi një vizitë gjatë javës në Shqipëri dhe atëherë do të mund të marrim vesh se sa veta do të vijnë”, ka thënë Molliqaj.

Kjo lëvizje thotë se nuk frikësohet  nga plani operativ që ka përgatitur Ministria e Brendshme e Kosovës për parandalimin e bllokimit të këtyre pikave, raportojnë mediat kosovare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail