Serbia ‘"bllokon" Merdarën, Tahiri ankohet tek Kuper (PLT)

Prishtinë, 9 janar 2012 (MIA) - Kalimi i udhëtarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në pikat kufitare që çojnë për në Serbi, sot paradite ka qenë i bllokuar plotësisht. Autoritetet serbe në Merdarë u kanë thënë udhëtarëve se nuk mund të hyjnë më dokumente të Kosovës për shkak të problemeve në sistemin për regjistrimin e të dhënave. Ndërkohë që pasdite, edhe pse me intensitet të ngadalësuar, ka pasur kalime të udhëtarëve edhe me letërnjoftime të Kosovës, njoftojnë mediat kosovare.

Kolonat e automjeteve të shqiptarëve të Kosovës që përmes pikës kufitare me Serbinë, Mërdarë, shkojnë në vendet perëndimore, megjithëse në numër më të vogël, vazhdon të jetë me kilometra qe nga e premtja e kaluar. Autoritetet serbe pohojnë se kanë probleme teknikel, por sipas udhëtarëve kjo bëhet me qëllim. Shumë prej tyre janë penduar që nuk janë nisur drejtë Shqipërisë apo Malit të Zi për të arritur në destinacionin e tyre.

Ndërkohë, gjendja në Merdarë ka bërë që shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, të kërkojë ndërmjetësit evropian në dialog, Robert Kuper, që t'i bëjë presion Serbisë për evitimin e problemeve në zbatimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë. Tahiri i ka folur Kuperit edhe për probleme të tjera në po këtë pikë, ku po ndalohej kalimi me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë është arritur në raundin e fundit të dialogut Prishtinë-Beograd, në muajin dhjetor. Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Kuper ka bërë të ditur se në biseda me palën serbe ka marrë premtime për zgjidhjen e pengesave teknike dhe normalizimin e lëvizjes së lirë sa më shpejt që është e mundur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail