Sekuestrohen 300 kilogramë kanabis në portin e Durrësit, arrestohet një person

Durrës, 10 janar 2012 (MIA) - Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e djeshme një sasi të konsiderueshme droge në port. Plot 300 kilogramë kanabis është mundur të sekuestrohet në këtë aksion të policisë kufitare të Durrësit.

Sipas policisë të qytetit bregdetar lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në një kamion me targa gjermane, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës. Ndërkaq është ndaluar edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Tushmir Lleshi 29 vjeç.

Nuk dihet origjina e drogës, ndërsa për destinacionin mendohet se ka qenë Gjermania, duke qënë se dhe targat e kamionit ishin gjermane.

Ky është aksioni i dytë, brenda një harku të shkurtër kohor ku bëhet e mundur kapja e një sasie të konsiderueshme droge. Gjatë një aksioni të mëparshëm u sekuestruan rreth 700 kilogramë kanabis.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail