Doris Pak: Aksioni i "Vetëvendosjes" është çmenduri

Prishtinë, 12 janar 2012 (MIA) - Aksioni i Lëvizjes "Vetëvendosje’" i paralajmëruar për më 14 janar me moton "Serbia nuk kalon" është çmenduri të cilin duhet parandaluar, ka deklaruar për Radio Dukagjinin, eurodeputetja gjermane, Doris Pak.

Sipas saj, Albin Kurti me lëvizjen e tij duhet të sillen ndryshe e jo t''i imitojnë serbët e veriut.

"Unë mendoj se kjo është çmenduri. Është çmenduri dhe duhet parandaluar. Ata duhet të sillen ndryshe e jo siç sillen serbët në veri të Kosovës. Për mua është e papranueshme. E gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë. Ky aksion e kthen prapa Kosovën", ka thënë Pak.

Ajo ka shtuar se aksioni "Serbia nuk kalon", dëshmon mosrespektin për ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

"Ndjehem e turpëruar si deputete kur deputetët në Kosovë marrin nisma të tilla. Nuk mund ta pranoj që Albin Kurti bën gjëra të tilla. Kjo dëshmon mosrespektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës", ka konkluduar Doris Pak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail