Jahjaga: Mos i bllokoni rrugët me 14 janar

Prishtinë, 13 janar 2012 (MIA) - Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga përmes një deklarate për media lidhur me protestën e paralajmëruar të Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur qëndrimin se është kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, duke u bërë kështu të gjithë qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët dhe vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se paralajmërimi i Lëvizjes Vetëvendosje për organizimin e protestave paqësore, për bllokimin e mallrave që hyjnë në Kosovë nga Serbia, dhe për bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë ka nxitur shqetësimet për mbarëvajtjen e këtyre protestave dhe për efektin e këtyre veprimeve.

Jahjaga theksoi se e drejta e qytetarëve për të protestuar dhe në këtë mënyrë për të shprehur shqetësimet e tyre për një çështje është e drejtë legjitime dhe është e rregulluar edhe me Ligjet e Republikës së Kosovës, mirëpo rikujtoi se organizimi i protestave paqësore nga një subjekt politik parlamentar, në këtë rast nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ngërthen më vete përgjegjshmërinë për formën, qëllimin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e protestës.

“Ashtu si edhe në çdo rast tjetër, shpreh qëndrimin tim të fuqishëm si Presidente e vendit, kundër veprimeve që pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Vendi ynë ka nevojë për hapje të kufijve, për marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe bilaterale me të gjitha shtetet dhe për anëtarësim të plotë në të gjitha strukturat, organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, vlerëson presidentja.

“Si Presidente e Republikës së Kosovës angazhohem për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për adresimin e të gjitha çështjeve brenda institucioneve dhe në zbatim të plotë të ligjit. Përcaktimin e “Vetëvendosjes” për të dalë në rrugë nuk e shoh si shterje të mundësive të veprimit brenda institucioneve të vendit”, shprehet Jahjaga.

Presidentja e vendit, i bëri thërije qytetarëve të mos bllokojnë rrugët, të mos bllokojnë vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera dhe të mos pengojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

“Thirrja për reciprocitet nuk mund të shërbejë për veprime kufizuese dhe penguese, sepse synimi ynë si shtet dhe si shoqëri demokratike me vizionin e integrimeve euroatlantike është hapja, bashkëpunimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira me të gjithë, si shtet sovran dhe i pavarur, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë”, shprehet presdientja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail