Kurti: Protesta e 14 janarit do të jetë paqësore dhe tërësisht e padhunshme

Prishtinë, 13 janar 2012 (MIA) - Kreu i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti garantoi sot se "protestat që do të organizohen duke filluar nga ora 13:00, do të jenë paqësore dhe tërësisht e padhunshme".

"Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë. Asnjë protestues nuk do ta provokojë policinë. Besojmë dhe shpresojmë që as policia nuk do t'i provokojë protestuesit", tha Kurti në konferencë për shtyp.

Më tej ai thekson se reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian.

"Shtetet e BE-së e njohin njëra-tjetrën dhe janë në mardhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tjetrën e megjithatë kanë marrëveshje të tregtisë së lirë", tha Kurti.

Sipas tij, protesta e 14 janarit nuk është kundër serbëve në përgjithësi, e serbëve në Kosovë në veçanti, por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail