Gjykata e Lartë e Tiranës vendos pafajësinë e Ilir Metës

Tiranë, 16 janar 2012 (MIA) - Gjykata e Lartë e Tiranës shpalli kreun e LSI-së, Ilir Meta të pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit.

Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani vendosi pas 20 seancash gjyqësore të pushojë çështjen ndaj Meta. Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet e gjyqit t'i kalojnë shtetit shqiptar.

Prokurori i Çështjes Bujar Sheshi me datë 6 janar paraqitit pretencën, duke kërkuar shpalljen fajtor të Ilir Metës, për akuzën e korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë të shtetit dhe kërkoi dënimin me 2 vite burg dhe 1 milionë lekë gjobë.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Spartak Braho u shpreh se, "gjykata foli, ligji vendosi. Kur flet gjykata të tërë heshtin, binden. Këtë duhe ttë transmetoni dhe ju si meda dhe duhet t'i bindeni vendimi t të gjykatës. Natyrisht komedia mbaroi, disa do qeshin disa do qajnë".

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, akuzohej për korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën, pas publikimit të videos së përgjuar nga ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në zyrën e këtij të fundit më 1 mars të 2010. 

"Përfundoi një maratonë e pafund që zgjati gati një vit dhe që natyrisht krijon mundësinë e nisjes së një maratone të re", u shpreh sot kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e shpalli të pafajshëm ndaj akuzave për korrupsion.

"Ashtu sikurse kam konfirmuar para një viti besimin tim të plotë tek drejtësia, tek ligji dhe tek e vërteta, sot Gjykata e Lartë, në mënyrë unanime përmes trupit gjykues, bëri të qartë dhe konfirmoi para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës, jo thjesht pafajësinë e Ilir Metës, por konfimrmoi se në këtë vend e drejta do të fitojë gjithmonë mbi padrejtësinë, e vërteta do të fitojë mbi mashtrimin, mbi montimin dhe mbi fabrikimin. Se në këtë vend vlerat morale do të fitojnë mbi poshtërsinë dhe pamoralësinë. Se në këtë vend ligji dhe shteti do të fitojnë mbi krimin e organizuar, i cili një vit më parë dënoi me vdekje Ilir Metën dhe LSI-në", tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Sipas tij, "është e vërtetë se,  Ilir Meta, familja e tij, por edhe LSI-ja dhe shumë dashamirës gjatë këtij viti kanë patur jo pak shqetësime, të vendosur në një trysni të organizuar dhe të orkestruar nga krimi i organizuar".

Megjithatë, vijoi Meta, "kjo ishte një sakrificë që ia vlente pavarësisht nga zvarritjet pafund të këtij procesi, sepse kjo ishte një sakrificë e Ilir Metës, por edhe e të gjithë juve për një standard të ri dhe një moral të ri në politikën shqiptare.

Kreu i LSI-së garantoi se, "ato hallka të sistemit tonë të cilat për fat të keq janë marrë peng dhe instrumentalizohen nga krimi i organizuar dhe korrupsioni do ti çmontojmë përmes transparencës totale, qoftë ajo dhe fatale për cilindo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail