Ballkani edhe sot i bllokuar nga bora

Shkup, 7 shkurt 2012 (MIA) - Të reshurat e borës dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulta vazhdojnë ta vështirësojnë situatën në Ballkan.

Në Shqipëri për shkak të borës së madhe dhe rrugët e ngrira edhe më tej janë bllokuar rreth 40 komuna, kryesisht në pjesën veriore të vendit. Mediat shqiptare njoftojnë se nga moti i ftohtë në vend kanë vdekur tre persona. Autoritetet kumtuan se një burrë 64 vjeçar ka vdekur në qytetin Korçë derisa i ka pastruar rrugët e ngujuara nga bora. Viktima nga moti i ftohtë u bënë edhe dy burra të moshës 68 dhe 54 vjeçarë nga Shkodra. Për shkak të motit të keq shkollat në Korç dhe në rajone tjera në Shqipërinë veriore jjanë mbyllur. Në disa pjesë të vendit temperaturat kanë arritur deri minus 20 gradë Celsius. 

Malin e Zi e përfshiu një valë e re e ftohtë, e ndjekur me temperaturat ekstreme të ulta dhe erërat e fuqishme. Posaçërisht është e vështirë situata në pjesën veriore të Malit të Zi, ku për shkak të borës së madhe janë të pakalueshme shumica e rrugëve, pothuaj të gjitha fshatrat në atë rajon janë të mbuluara me borë. Mojkovac dhe Kolashin janë pa rrymë për shkak të defektit në rrjetin për transmetim të energjisë elektrike, ndërsa aeroporti i Podgoricës është sërish i mbyllur për komunikacion për shkak të erërave të fuqishme. Shërbimi meteorologjik paralajmëroi se Malin e Zi e pret një valë e re e ftohtit, respektivisht periudhë e të reshuarve të reja intensive të borës, temperatura ekstreme të ulta dhe erë e fuqishme.

Në Bosnjë e Hercegovinë temperaturat e ulta shkaktuan probleme të shumta. Dy gra sot janë gjetur të vdekura në vendin Goranci afër Mostarit, i cili tani disa ditë është i shkëputur dhe bllokuar për shkak të motit të keq. Shumë vende në rrethinën e Mostarit edhe më tej janë të shkëputura dhe tërësisht të bllokuara për shkak të borës, ndërsa pastrimin e pamundësojnë kushtet kohore. Situatat në "Elektroekonominë e BeH-së" është brengosëse, sepse ka ndërprerje në dërgesën e qymyrit deri te termoelektranat Kakanj dhe Tuzëll, e me këtë ka problem edhe në furnizimin me energji elektrike të 90 për qind nga territori i Federatës së BeH-së.

Kroacia edhe sot përballet me shumë probleme për shkak të kushteve ekstreme dimërore - bora e madhe dhe temperaturat e ulta. Situata në Zhupën e Shibenikut dhe Kninit dhe Zhupën e Zarës po normalizohet, edhe pse edhe aty ka rrugë të papastruara, madje edhe në hyrjet deri te qytetet. Era dhe bora shkaktuan ndërprerje të rrymës rreth vendit Ploça dhe në disa pjesë të gadishullit Peljeshac dhe ishullit Braç, ndërsa banorët e Dubrovnikut ende nuk kanë ujë për pije. Nxënësit nga zhupat dalmatine edhe sot nuk shkuan në shkollë. Në disa pjesë të Kroacisë mbulesa e borës ka arritur prej 20 deri 30 cantimetra, ndërsa për shkak të erës sërish janë mbyllur pjesë të autostradës Zagreb-Split dhe Zagreb-Riekë, Urës së Dubrovnikut dhe Magjistralës së Adriatikut në pjesët rreth qytetit Senj, i cili është i mbuluar me akull të trashë deri 15 cantimetra. Në rajonin e Riekës për shkak të stuhisë në ndërprerje janë shumica e linjave detare. Në rajonet tokësore situatat është më e mirë dhe aty vetëm bie borë. 

Në Rumani moti është tejet i keq, ndërsa pritet keqësim i situatës. Për shkak të stuhisë dhe dallgët e mëdha, të shkaktuara nga erërat e fuqishme, janë mbyllur portet në Detin e Zi.

Në Bullgari borë edhe më tej bie në tërë vendin. Janë mbyllur portet në Varnë, si dhe disa vendkalime kufitare me Rumaninë dhe Greqinë. Në vijim është evakuimi i popullatës në rajonin qendror jugor Haskovo, si dhe në Svilengrad për shkak të rrezikut nga vërshimet. Në Biser situata po normalizohet pas rrëzimit të djeshëm të digës, për të cilin shkak jetën e humbën të paktën tetë persona, ndërsa më shumë se dhjetë po konsiderohet të zhdukur.

Reshje të mëdha të borës dhe erëra e kapluan pjesën veriore të Greqisë. Përkeqësimi i gjendjes së motit krijoi probleme në qarkullimin rrugor, përderisa në pjesët malore automjetet detyrimisht shfrytëzojnë pajisje dimërore. Kritike është gjendja në zonën Evros, ku ekziston rrezik nga përmbytjet për shkak të nivelit të rritur të lumit Marica, i cili rrjedh nga Bullgaria. Është mbyllur autostrada Patra-Koring. Erërat e fuqishme e ndaluan qarkullimin detar në portet Pireja, Rafi dhe Lavario. Në Greqinë Jugore bie shi. Meteorologët paralajmërojnë se ekziston rrezik nga paraqitja e motit të keq në Athinë gjatë ditës. Për shkak të motit të keq disa pjesë të vendit ende kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail