Situata në Serbi kritike, bora akoma krijon probleme

Beograd, 7 shkurt 2012 (MIA) - Reshjet e borës dhe moti shumë i ftohtë edhe sot, në ditën e dytë nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, po e vështirësojnë komunikacionin dhe jetën normale në vend, ndërsa ndihma e Qeverisë ka filluar të distribuohet deri në rajonet më të rrezikuara.

Deri më tani nga i ftohti kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa sot në Beograd humbi jetën një grua të cilës në kokë i ka rënë copë akulli me peshë prej katër kilogramëve.

Të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale në vend janë të qarkullueshme por edhe më tej janë të mbuluara me borë në pjesët malore.

"Në Kralevë tërësisht është ngrirë liqeni i Ibrit dhe gjatë ditës do të bëhet e ditur se si do të përfundojë ky problem", deklaroi shefi i shtabit të Qytetit për situata të jashtëzakonshme Radoica Koçoviq.

Në Beograd rrugët kryesore janë të kalueshme, ndërsa pastrimi i rrugëve të prioritetit të dytë do të fillojë sot ose më së voni nesër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail