Kosova në dimrin e madh, ditë me shumë shkëlqim dielli dhe dëborë

Prishtinë, 9 shkurt 2012 (MIA) - Mëngjesi i sotëm në Kosovë solli një ditë plot shkëlqim të diellit dhe të bardhësisë së dëborës, që në disa rajone arrin deri në mbi dy metra, pas ditëve dhe netëve me shumë reshje dhe temperatura deri minus 22 gradë celcius.

Ngricat dhe vështirësitë e dimrit nëpër rrugë vazhdojnë, si edhe mbyllja e shkollave për tërë këtë javë në gjithë Kosovën për herë të dytë pas mbylljes në ditët e fundit të janarit, gjithnjë shkaku i dëborës dhe acarit të madh.

Sipas parashikimeve të metereologëve, prej nesër përsëri do të ketë reshje, por do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave minimale dhe maksimale.

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar të jenë të angazhuara në operacionet për zhbllokimin e rrugëve të mbyllura nga dëbora. Gjatë ditës së djeshme njësitë e FSK ishin edhe në komunën e re të Graçanicës me shumicë serbe, ndërsa një ditë më parë operuan në Podujevë, Fushë Kosovë, Pejë, Shtërpcë-Brezovicë dhe Lipjan.

Në Kosovë, ky dimër i madh, për reshjet e shumta të dëborës dhe acarin, krahasohet me dimrat e viteve 1935, 1956 dhe 1984.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail