Forcat e sigurisë së Kosovës vazhdojnë operacionin në Restelicë

Prishtinë, 13 shkurt 2012 (MIA) -  Forcat e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë operacionin në kërkim të personit të pagjetur të tragjedisë së ortekut të dëborës së madhe në fshatin Restelicë të rajonit të Gorës, në jug të Kosovës.

Me vendim të Ministrit Agim Çeku dhe urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati, Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar sot në mëngjes herët operacionin e kërkimit të personit të njëmbëdhjetë të zhdukur nga orteku i dëborës në Restelicë të Komunës së Sharrit.

Në operacionin e sotëm në Restelicë janë të angazhuar 154 pjesëtarë dhe 21 automjete. Kjo është dita e tretë e angazhimit të FSK-së në këtë operacion.

Nënkolonel Mehmet Lladrovci, Komandanti i batalionit të dytë të brigadës për reagim të shpejtë është caktuar komandanti i operacionit dhe do të udhëheq kërkimet në Restelicë, deri në gjetjen e personit të fundit që konsiderohet i zhdukur në këtë fatkeqësi natyrore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail