Tadiq: Me referendumin në veri të Kosovës dëmtohet Serbia

Beograd, 14 shkurt 2012 (MIA) - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se mbajtja e referendumit në veri të Kosovës është i dëmshëm për interesat shtetërore të Serbisë, transmetojnë mjetet serbe të informimit.

Ai ka thënë se e kupton nevojën e serbëve në veri që të tregojnë vullnetin e tyre politik, por theksoi se nuk ekziston mundësia që qeverisja lokale të bëjë më shumë sesa shteti në zgjidhjen e problemeve të banorëve serbë.

“Me këtë hap, krerët e komunave në veri të Kosovës vetëm e minojnë potencialin shtetëror dhe kjo nuk është në interes të serbëve. Në këtë mënyrë pengohet shteti në mbrojtjen e interesave legjitime në Kosovë”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

Ai në një deklaratë dërguar mediave, ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, se e respekton rezolutën 12 44 dhe se vendimi që Prishtina të marrë pjesë në forumet rajonale, nuk nënkupton pranim të pavarësisë së Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail