Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë sipas së cilës referendumi është joligjor

Prishtinë, 16 shkurt 2012 (MIA) – Dje në Kuvendin e Kosovës, u miratua një Deklaratë në kundërshtim të referendumit të serbëve të mbajtur dje e pardje në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Deklarata u miratua me 64 vota për dhe me 9 abstenim, kundër nuk kishte.   

Me këtë Deklaratë referendumi serb në veri shpallet i paligjshëm dhe jokushtetues.

Miratimit të Deklaratës i ka paraprirë një debat i gjerë i deputetëve Kuvendit.

Në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6 paragrafi 1 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kuvendi, me propozimin e Grupeve parlamentare, miraton Deklaratën, në të cilën thuhet:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton dhe e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm Referendumin e strukturave paralele në komunat veriore të Kosovës, të financuara e të drejtuara nga Republika e Serbisë kundër Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

2.    Kuvendi i Republikës së Kosovës e vlerëson këtë referendum cenim të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës;

3.    Kuvendi i Republikës së Kosovës konstaton që i ashtuquajturi Referendum i organizuar nga strukturat ilegale,  nuk prodhon asnjë efekt juridik, politik dhe si i tillë është i pavlefshëm;

4.    Organizimet e tilla jashtë institucionale dhe ilegale dëmtojnë përpjekjet e vazhdueshme të Institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim të komunitetit serb në jetën institucionale;

5.    Kuvendi i Republikës së Kosovës inkurajon komunitetin serb të pjesës veriore që sa më shpejtë të angazhohet në implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

6.     Institucionet e Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë e tyre për  mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe të drejtat e pakicave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail