Berisha mbështet qëndrimin e Qeverisë kosovare ndaj referendumit të paligjshëm të serbëve

Tiranë, 16 shkurt 2012 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, mbështet plotësisht qëndrimin e Qeverisë së Kosovës ndaj referendumit të paligjshëm të serbëve në Komunat e Veriut të Mitrovicës.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e Këshillit të ministrave, Berisha nënvizon se "ky akt i pavlerë dhe pa konsekuencë, për sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, është vepër e strukturave paralele dhe qarqeve të Beogradit që i mbështetin ato. Ai ka si qëllim mbajtjen në rend dite të një skenari të rrezikshëm, që synon ndryshimin e kufijve ekzistues, sipas linjave të pastërta etnike në rajonin tonë".

Kryeministri Berisha shprehet se, respektimi i kufijve aktual të Ballkanit, është i një rëndësie themelore për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin Euroatlantik dhe Europian të kombeve dhe vendeve tona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail