Miratohet rezoluta kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë

Prishtinë, 15 mars 2012 (MIA) - Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash rezolutën kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kjo rezolutë është bërë në harmoni me të gjitha grupet parlamentare dhe me disa ndryshime nga versioni i parë.

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi ka miratuar rezolutën e paraqitur me emër të gjitha grupeve parlamentare.

Në emër të gjitha grupeve parlamentare, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka prezantuar pikat të cilat janë ndryshuar.

“Theksojmë se do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mirë fqinjësore në mënyrë të njëanshme, zgjedhjet në një shtet evropian. Konkludojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatoj këtë”, ka thënë Grabovci.

Kjo rezolutë është hartuar nga shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Lëvizjes ”Vetëvendosje”, AAK-së dhe AKR-së.

Teksti i rezolutsë është ky:

1. Theksojmë se do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mirë fqinjësore në mënyrë të njëanshme zgjedhjet në një shtet evropian.

2. Konkludojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatoj këtë.

3. Kuvendi dhe Qeveria njëzëshëm theksojnë se qytetarët janë të bashkuar kundër mbajtjes së çfarëdo procesi zgjedhor që do të cenonte shtetësinë, integritetin territorial dhe rrjedhimisht do të minonte procesin e pajtimi.

4. Kuvendi konfirmon se të gjitha subjektet politike, qofshin pozita e opozitë do të punojnë në përputhje me parimet evropiane dhe me kushtetutën prandaj ju bëj thirrje ta votojmë këtë rezolutë të paraqitur nga të gjitha grupet parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail