AAK: Dënohet ashpër sulmi kriminal në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 8 prill 2012 (MIA) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e saj të thellë për sulmin me eksploziv ndaj një familjeje shqiptare në lagjen e Tre Rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës, ku e humbi jetën një qytetar shqiptar dhe ku u lënduan familjarët e tij, njoftojnë mediat kosovare.

Mëtutje, në njoftimin e AAK-së, thuhet se duke e konsideruar këtë si një akt të rëndë kriminal, AAK ndan dhimbjen e saj të thellë me të afërmit e viktimës, kurse personave të lënduar ju uron shërim sa më të shpejtë.

AAK fton institucionet kompetente që t'i përdorin të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, për identifikimin dhe kapjen sa më të të shpejtë të kryesve të këtij akti barbar.

Sipas AAK-së, akte të tilla kriminale janë të patolerueshme dhe po e rëndojnë përditë jetën e qytetarëve tanë në veri të vendit, duke e shndërruar veriun në oazë të krimit, mungesës së ligjit, rendit dhe të sigurisë. shk/13:08



###

Një i vdekur nga një sulm me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës (PLT)

Mitrovicë, 8 prill 2011 (MIA) – Selver Haradinaj, 38-vjeç është vrarë në orën 01:20 minuta pas një shpërthimi të fuqishëm në njërën prej ndërtesave të Tre Rrokaqiejeve në veri të Mitrovicës.

Fëmijet dhe bashkëshortja  e tij janë plagosur nga shpërthimi.

Fillmisht në terren kanë dalë disa ushtarë të KFOR-it e më pas edhe Policia e Kosovës. Njësiti i forenzikës e ka bërë ekzaminimin e vendit të shpërthimit kurse trupi i viktimës është nxjerrë nga banesa tri orë pas ngjarjes.

Sulmi ka shqetësuar dukshëm banorët e pak shqiptarë që jetojnë ende në veri të qytetit.

Ndërkohë policia thotë se "Një mjet eksplodues, që besohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të ketë qenë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës në katin përdhes të familjes Haradinaj, ndërsa në këtë sulm, plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me lëndime të natyrës së lehtë". 

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Por deri më tani nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë rast.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike. shk/13:05



###

Ish ministri grek i Financave pohon:Gjermania mbi krizën Greke fitoi 400 milionë euro

Athinë, 8 prill 2012 (MIA) - Ish ministri grek i Financave Evangelos Venizelos e sulmoi Gjermaninë se mbi krizën greke ka fituar me miliona euro.

Berlini ka dhënë më shumë para për dy "pakot me ndihma" të cilat Greqia i mori nga Bashkimi Evropian dhe FMN në vlerë prej rreth 240 milionë euro. Por një numër i madh i grekëve janë të pakënaqur nga masat e ashpra për kursim të cilat kreditorët e huaj ia vendosën Greqisë në këmbim me kreditë.

"Ministri gjerman i Financave mund të huazojë para për interes të vogël dhe më pas neve të na i huazojë për normë më të lartë interesi", thotë Venizelos në intervistën për gazetën "Der Shpigel". Sipas llogaritjes së tij, në këtë mënyrë Gjermania në dy vitet e fundit përmes Greqisë ka fituar madje 400 milionë euro.

Greqia ishte shteti i parë në të cilin tregu më nuk mund të detyrohej, prandaj i duhej të kërkojë ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja. Venizelos nuk e përjashton mundësinë se Greqia do të kërkojë edhe pakon e tretë të ndihmave.

"Të gjitha shtetet anëtare të eurozonës na premtuan se do ta marrim ndihmën e plotë derisa sërish nuk fitojmë qasje deri te paratë private", tha Venizelos dhe shtoi se të gjitha shteteve të cilat i kanë huazuar para Greqisë të njëjtat do t'u kthehen dhe se Greqia do të mbetet në valutën e përbashkët.

"Tani jemi në fazën më kritike të shpëtimit të shtetit", tha Venizelos, duke shtuar se loja nuk ka përfunduar akoma dhe se kombi për momentin është në një rrugë të gjatë dhe të vështirë.

Venizelos shprehu dëshirë që Greqia sërish të bëhet simbol i shpresës, profesionalizmit dhe besimit. shk/11:32

###

Një i vdekur nga një sulm me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 8 prill 2012 (MIA) - Një shqiptar 38 vjeçar ka humbur jetën si rezultat i një sulmi me mjet eksplodues, në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Rasti është regjistruar rreth orës 01:20min, pas mesnatës së ditës së sotme, në rrugën "Kolashini" në zonën e "tre rrokaqiejve", raporton Telegrafi.

Mjeti eksplodues, që mendohet të jetë një sasi e eksplozivit plastik, besohet të jetë vendosur dhe aktivizuar në parmakun e dritares së banesës, në katin përdhes të familjes Haradinaj. Në këtë sulm plagë vdekjeprurëse ka marrë viktima S.H. (1974), kurse familjarët e tjerë, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij, janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës me lëndime të natyrës së lehtë.

Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit policor janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes nën udhëheqjen e Prokurorit Publik.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Deri në këto qaste nuk është raportuar për persona të arrestuar apo të dyshuar si kryes të këtij akti kriminal. Sektori i hetimeve të krimeve serioze në Mitrovicë, është duke ndjekur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se për momentin nuk kanë të arrestuar e të dyshuar por nuk e ka përjashtuar mundësi që incidenti të ketë prapavijë etnike. shk/10:41

###

Oli Ren: Inkuadrimi i Greqisë në eurozonë qe gabim i madh

Athinë, 7 prill 2012 (MIA) - Nuk dëshiroj të kumtoj emra dhe të kritikoj, por fakti se Greqia në vitin 2011 hyri në eurozonë ishte gabim i madh, pohon eurokomisari për Çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren, i cituar nga radioja greke Skaj.

Në intervistën për mediat finlandeze komisari deklaroi se politikanët duhet të mbeten të rezervuar. Ai vlerëson se para se të inkuadrohen anëtare të reja në eurozonë, valuta e përbashkët evropiane përfundimisht duhet ta tejkalojë krizën.

Lituania, Letonia dhe Polonia janë tri vendet e radhës të cilat pritet t'i bashkohen eurozonës. shk/15:36



###

Jahjaga: Nuk do ketë ndarje e as shkëmbim territoresh

Prishtinë, 7 prill 2012 (MIA) - Nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve apo popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe nuk do të ketë zgjedhje lokale serbe në territorin e Kosovës, ka thënë sot presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Këto deklarata, presidentja Jahjaga, i ka bërë në takim me gazetarë, në shënimin e njëvjetorit të marrjes së postit të presidentes së Kosovës.

"Nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka ndarje të Serbisë. Nuk ka shkëmbim të territoreve dhe as të popullsisë, as në mes të Kosovës  dhe në mes të Serbisë", ka thënë presidentja Jahjaga.

"Zgjedhjet lokale (serbe) nuk do të mbahen në territorin e Kosovës. Ky është qëndrim zyrtar i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kurse, ne si institucione të Republikës së Kosovës e kemi thënë dhe e përsërisim, se për shtetasit apo qytetarët që kanë dyshtetësi, është e drejtë, që është konform normave dhe standardeve të tjera ndërkombëtare dhe kjo do të bëhet duke i respektuar standardet tjera, të gjitha standardet evropiane.Zakonisht, në çdo shtet mund të realizohet përmes ambasadave. Edhe për shtetin fqinj të Serbisë, do të ishte më së lehti që ta ketë ambasadën dhe t'i realizojë këto zgjedhje", ka theksuar presidentja Jahjaga. shk/15:32

###

Topi uron besimtarët katolikë për Pashkë

Tiranë, 7 prill 2012 (MIA) - Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkëve duke u shprehur se ajo është dita e shenjtë e ringjalljes së Krishtit.

"Dita e Pashkëve është ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor. Në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë uroj më shumë fat dhe begati për shqiptarët", u shpreh Topi.

Presidenti Topi i bëri deklaratat e tij gjatë një takimi me imzot Rrok Mirditën, me rastin e festës katolike.

Në orët e mbrëmjes në kishën katolike të Tiranës por edhe në kishat e qyteteve të tjera do të mbahet ceremonia tradicionale, ku pritet të mblidhen shumë besimtarë.

Mbrëmja pritet të karakterizohet nga ndezja e qirinjve dhe mesha që do të drejtohet nga imzot Rrok Mirdita.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail