OSBE i dënon incidentet në veri të Kosovës

Prishtinë,  prill 2012 (MIA) - Ushtruesi i detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Xhozef dënoi sulmin e sotëm në një pikë kontrolli të policisë dhe incidentet e dhunshme të djeshme në Mitrovicë nga të cilat një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u lëndua, thuhet në një njoftim të OSBE-së.

"Kolegët e mi në OSBE dhe unë jemi të shokuar nga sulmi i neveritshëm nga i cili u vra Selver Hajredinaj dje në Mitrovicë. Në emër të Misionit të OSBE-së, i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe u dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve nga bomba vdekjeprurëse", tha Xhozef.

"Çdo incident që prek komunitetet është çështje për t’u brengosur. Unë i dëshiroj Vladimir Denoviq shërim të shpejtë nga lëndimet e marra në një incident të ndarë dje në Mitrovicë", citohet të ketë thënë Xhozef.

"Unë e mbështes dhe ripohoj apelin e Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar që të gjitha komunitetet që të mbesin të qetë dhe ta lënë çështjen në duar të policisë", theksoi Xhozef.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail