Davutogllu realizoi video konferencë për gjendjen në Siri me kolegët e vendeve anëtare të G-8-it

Uashington, 12 prill 2012 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu mbrëmë vonë pati video konferencë me kolegët e anëtareve të Grupit tetë vende më të zhvilluara industriale (G-8) lidhur me krizën në Siri, kumtuan burimet diplomatike turke.

Davutogllu i ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të G-8, të cilët kanë takim në Uashington, për zhvillimin më të ri të tensioneve në kufirin turko-sirian. Ministrat e Punëve të Jashtme të G-8, gjithashtu i kanë shprehur qëndrimet lidhur me situatën në Siri.

Dje, zëdhënësja e Stejt departamentit Viktoria Nuland kumtoi se sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka kërkuar nga Davutogllu t'i njoftojë ministrat e Punëve të Jashtme të G-8 për tensionet në kufirin turko-sirian dhe për t'i shprehur qëndrimet e Turqisë për këtë çështje.

Në një zjarr artilerik nga territori sirian të hënën janë lënduar gjashtë persona në rajonin kufitar të Turqisë. Katër nga të lënduarit janë sirianë, ndërsa dy turq. Ata kanë qenë në një kamp refugjatësh në kufirin me Sirinë në qarkun turk Kilis.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail