Kosovë, dilema për zgjedhjet serbe

Beograd, 15 prill 2012 (MIA) - I ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka thënë se nga UNMIK-u ka marrë përgjigje negative në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës.

“Nuk duam në asnjë mënyrë ta shkelim Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe t’i sjellim në rrezik serbët që jetojnë në jug të Ibrit”, ka thënë Bogdanoviq për Tanjug, duke shtuar se UNMIK-u është “kompetent për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë”.

“Mos mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë nuk do të thotë se shuhen institucionet serbe. Përkundrazi, zgjedhjet lokale nuk janë mbajtur prej 1999 deri 2008, ndërsa institucionet tona kanë mbijetuar e madje më mirë se ato që janë krijuar pas zgjedhjeve”, deklaron Bogdanoviq.

Megjithatë, ai shton se nuk do të heq dorë nga zgjedhjet lokale serbe, meqë “pas përfundimit të këtij cikli, do të flas prapë me përfaqësuesit e UNMIK-ut, nga të cilët do të kërkojë organizimin e tyre”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail