Jahjaga: Zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në Kosovë

Prishtinë, 17 prill 2012 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi se zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë nuk mund dhe nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës sepse cenojnë integritetin territorial të vendit.

Ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës e njohin standardin ndërkombëtar me të cilin shtetasit me shtetësi të dyfishtë e gëzojnë të drejtën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, dhe për këtë do të respektohen konventat ndërkombëtare.

Jahjaga këto komente i bëri në një takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Ajo dhe Zannier, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e ndihmës që OSBE-ja po jep për Kosovën në fushën e demokratizimit dhe në atë të sigurisë, njofton Zyra për informim e presidencës.

Ndërkaq Zannier që ka shërbyer në Kosovë në cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për mundësinë e votimit të shtetasve të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet e përgjithshme të Republikës së Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail