Thaçi: S'ka zgjedhje serbe në Kosovë

Prishtinë, 18 prill 2012 (MIA) - Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur se nuk do të ndodh pretendimi i Serbisë për të mbajtur zgjedhje në Kosovë.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës  ka qenë është dhe do të mbetet shumë i qartë, Serbia me pretendimin e vet për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do t’ia arrijë qëllimit”, ka thënë në mbledhjen e kabinetit qeveritar Thaçi, duke shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përdorë gjithë mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor që diçka e tillë të mos ndodhë.

“Kur flas se nuk do të mund të organizojë Serbia zgjedhje në Kosovë, flas edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme edhe presidenciale. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përgjegjshme që të respektojë modelin evropian, atë të dyshtetësisë, dhe të respektojë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisari".

"Pra, do të respektojë të gjitha dokumentet që i ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. E drejta e dyshtetësisë nuk vlen vetëm për një komunitet dhe për një komunitet tjetër jo. Vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se pretendimi i Serbisë është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, me opinionin e GJND-së, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të shtuar se ky vlerësohet si "pretendim agresioni”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail