Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e gatshme për takim me presidentin serb, Tomisllav Nikoliq

Prishtinë, 8 korrik 2012 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se është e gatshme për bisedime me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq. Ajo shtoi se dialogu i ardhshëm duhet të fokusohet edhe dëmshpërblime të luftës, ndërsa për veriun e Kosovës tha se vullneti i qytetarëve nuk do të thotë që çdo komunë dhe çdo fshat ka të drejtë për vetëvendosje e shkëputje.

"Mund të flasim vetëm si liderë legjitim dhe legalë të shteteve tona, duke shprehur vullnetin e qytetarëve tanë. Dhe, përmes këtij dialogu të gjenden zgjidhje të qëndrueshme që nënkuptojnë paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë", tha Jahjaga në një intervistë për "Danas" të Novi Sadit.

Sipas saj, Kosova dëshiron që udhëheqësit e rinj të Serbisë të pranojnë realitetin dhe ta njohin sa më shpejtë Republikën e Kosovës dhe që si dy vende fqinjë të vendosin marrëdhënie diplomatike e të bashkëpunojnë në rrugën e integrimit euroatlantik

Jahjaga ka deklaruar se marrëveshjet që janë produkt i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit po zbatohen ngadalë, sepse pala serbe nuk është e gatshme për të realizuar atë që kishte rënë dakord.

Sipas saj, nga Beogradi pritet të ngritët niveli i dialogut për çështjet e dëmshpërblimeve të luftës, personave të zhdukur, gjykimet për krime lufte.

Jahjaga ka hedhur poshtë kërkesat e serbëve nga veriu i Kosovës që të mbesin pjesë e Serbisë, duke theksuar se vullneti i qytetarëve nuk do të thotë që çdo komunë dhe çdo fshat ka të drejtë për vetëvendosje e shkëputje.

Presidentja e Kosovës Jahjaga ka shpreh besimin se Kosova së shpejti do të përmbushë të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit, të cilat janë thelbësore për qytetarët e Kosovës që të mund të udhëtojnë në BE pa viza.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail