Riker nga Tirana të hënën viziton Prishtinën

Prishtinë, 8 shtator 2012 (MIA) - Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, Filip Riker do të takohet të hënën në Prishtinë me udhëheqësit e lartë politik të Kosovës, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Zyrtari i lartë amerikan, që vjen në Prishtinë, në ditën kur zyrtarisht Grupi Drejtues Ndërkombëtar pritet të përfundojë mbikëqyrjen ndërkombëtare ndaj pavarësisë, do të takojë së pari kryeminsitrin kosovar Hashim Thaçi e më pas edhe presidenten Atifete Jahjaga, joftuan mediat kosovare.

Riker ka vizituar Kosovën edhe në fillim të këtij viti, ndërsa në deklarimet e tij publike, sipas mediave, i ka bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë.ff/13:28



###

Sturnaras propozon që pagat e nëpunësve shtetërorë në Greqi të mos kalojnë shumë prej 1.900 euro

Athinë, 8 shtator 2012 (MIA) - Ministria greke e Financave propozon që pagat e nëpunësve shtetërorë të mos kalojnë shumën prej 1.900 euro, transmeton ANA-MPA.

Ministri grek i Financave Janis Sturnaras mbrëmë, në përgjigjen e pyetjes së një deputeti, deklaroi se pagat e nëpunësve në ndërmarrjet dhe agjencitë shtetërore në Greqi, së bashku me shtesat eventuale dhe ndihmë, nuk duhet të kalojnë shumën prej 1.900 euro në muaj.

Sturnaras saktësoi se kjo shumë nuk do të përfshihet në shpërblimin për Pashkët dhe Krishtlindje.

Qeveria e koalicionit grek punon në pakon e masave të reja për kursim në vlerë prej 11,5 miliardë euro për vititn 2013-2014, që është kërkuar nga kreditorët e vendeve tjera nga eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.ff/12:16

###

Presidentja e Kosovës, Jahjaga dënoi sulmin mbi patrullën e policisë së Kosovës

Prishtinë, 7 shtator 2012 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dënoi sot aktin terrorist ndaj patrullës së policisë së Kosovës dhe autokolonës së misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEKS, në afërsi të Zubin Potokut.

Me anë të një njoftimi për shtyp, presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve që ata që zunë pusi dhe sulmuan policinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të saj, të zbulohen dhe të marrin dënimin nga organet e drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, akte te tilla janë të patolerueshme dhe dënohen e gjykohen nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që  angazhohen për rend dhe qetësi, për sundim të ligjit dhe për lëvizje të lirë në të gjithë territorin e vendit. bsh/19:18

###

Kosovë: Feith mirëpret miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 7 shtator 2012 (MIA) - Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar (ICR), Piter Feith, mirëpriti sot miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në një komunikatë nga zyra e ICR-së thuhet se këto ndryshime, të cilat kanë qenë temë diskutimi ndërmjet ICR-së, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë për efekt përfshirjen e elementeve të mbetura të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin (PGJS) në Kushtetutë, derisa i largojnë referencat në PGJS. Miratimi i ndryshimeve hap rrugën që në mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG), e cila do të mbahet të hënën, në 10 shtator, në Prishtinë, të merret në shqyrtim deklarimi i përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mandatit të ICR-së.

Feith tha se votimi i sotëm në Kuvend nuk paraqet vetëm hapin e fundit praktik që nevojitet për të mundësuar vendimin e ISG-së për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, por gjithashtu është një arritje e madhe për Kushtetutën e Kosovës. Kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të hënën deklaron përfundimin e mbikëqyrjes, ashtu siç parashihet, Kushtetuta do të qëndrojë e vetme si korniza juridike kryesore në këtë vend. Kjo do ta bëjë 10 shtatorin 2012 një ditë historike për Kosovën.

"Me vendimin e tyre të sotëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha komunitetet etnike të këtij vendi krenar dhe të larmishëm kanë treguar përkushtimin e tyre të përbashkët për ta bërë Kosovën një shtet funksional të pavarur. I përgëzoj deputetët për punën e tyre të durueshme që kanë bërë për shumë muaj në kuadër të komisionit dhe për frymën e konsensusit dhe të bashkëpunimit që kanë treguar sot", deklaroi Feith. ms/bsh/16:40.






###

Jahjaga priti ambasadorin e Maltës në Vjenë, jorezident për Kosovën

Prishtinë, 7 shtatir 2012 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Maltës në Vjenë, jorezident për Kosovën,  Colin Scicluna, i cili me këtë rast i përcolli përshëndetjet e presidentit të Maltës dhe i dorëzoi letrat kredenciale.

Ambasadori me këtë rast tha se Malta është një ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike, pasi që ata e shohin të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Kosovës, Jahjaga e falënderoi ambasadorin e Maltës për njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës dhe për ndihmën e vazhdueshme që vendi i tij jep për Kosovën në rrugën e saj të integrimeve, përmes përvojës së saj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail