Jahjaga, Thaçi dhe Ahtisari e kanë përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 10 shtator 2012 (MIA) - Presidentja e Republikës së Maqedonisë, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, njëzëri e kanë përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Ata gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar këtë e cilësuan arritje të madhe për vendin.

Presidentja Atifete Jahjaga, tha se Republika e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti që zhvilloi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale me një varg shtetesh.

"Republika e Kosovës është faktor paqeje dhe stabiliteti që zhvilloi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale me një varg shtetesh, duke qenë subjekt i barabartë ndërkombëtar dhe duke dhënë kontributin tonë e duke fuqizuar si faktor, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë", tha Jahjaga.

Duke folur për dialogun, Jahjaga tha se institucionet e Kosovës do të mbajnë dialog me qytetarët serbë që jetojnë në veri të Mitrovicës, duke arritur kështu mirëkuptimin se veprimi brenda institucioneve jep rezultate më të mira.

"Në demokracinë tonë qytetare dialogu i brendshëm me mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë është parim i veprimit të institucioneve. Ne do të dialogojmë me qytetarët tanë në tri komunat e territorit tonë të Kosovës, duke arritur mirëkuptimin se veprimi brenda institucioneve, qeverisja në nivel komunal, ashtu si dha rezultat në të gjitha komunat e tjera të Kosovës, do të jenë e suksesshme edhe në këtë pjesë të territorit, duke u mundësuar qytetarëve nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre legalë dhe legjitimë dhe të përfaqësojnë interesat e tyre", ka deklaruar presidentja e Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, me këtë rast tha se kur është në pyetje interesi i shtetit, faktori politik në vend gjithmonë e ka dëshmuar se është bashkë.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë mundësuar që Kosova të arrij deri këtu.

"Sikurse atëherë, ashtu edhe sot, pozita dhe opozita në Kosovë gjithmonë janë bërë një kur kanë qenë interesat e Kosovës në pyetje. Procesi i Vjenës do të kulmonte me planin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, i cili propozonte pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovës. Përkundër kompromiseve ne pranuan planin dhe pikërisht bazuar në këtë plan, me 17 shkurt të vitit 2008, nga kjo foltore, nga kjo sallë, duke dëgjuar të rrahurat e zemrës të stërgjyshërve tanë, do të shpallnim pavarësinë e Kosovës", tha Thaçi.

Ndërkaq, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se ai ka ardhur për të festuar të arriturat e Republikës së Kosovës.

"Qëndroj sot këtu para jush për të festuar përfundimin e një rrugëtimi të gjatë. Janë gjithashtu duke shënuar kështu fillimin e një rrugëtimi të tjetër. Pesë vite me parë, unë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ua kam dhënë materialin tim, propozimin për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën. Ne sot festojmë miratimin e plotë të të gjitha parimeve dhe instruksioneve të inkorporuara në institucione, në procese dhe në kornizën ligjore të një shteti funksional të pavarur", ka thënë ndër të tjera projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Marti Ahtisari.

"Suksesi në Kosovë dhe suksesi në Serbi nuk do të gjenden në duartrokitje apo nga kureshtja, por duhet të gjenden në përkushtimin dhe zbatimin e planit që ka prodhuar rezultate konkrete. Ky plan në fillim u pa si fantazmë, por tashmë është fakt. Kjo është e arritur e përbashkët e jona", ka deklaruar ai.

Ahtisari ka theksuar se tash u mbetet vendësve të punojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, duke kujtuar ata që ranë për të arritur në këtë ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail