Nishani ngushëllon presidentin amerikan Obama me rastin e sulmit mbi Ambsadën e SHBA-së në Libi

Tiranë, 12 shtator 2012 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i dërgoi sot mesazh ngushëllimi presidentit të SHBA-së, Barak Obama për sulmin ndaj Ambasadës së SHBA-së në Libi.

Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, në mesazhin e tij, kreu i shtetit shqiptar shprehu hidhërimin për vrasjen e Ambasadorit amerikan në Libi, Kristofer Stevens, dhe tre anëtarëve të stafit të tij, pas sulmit terrorist mbi misionin diplomatik të SHBA-së në Libi.

"Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju shpreh juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në mesazhin e presidentit Nishani.

Presidenti Nishani shpreh indinjatën më të thellë për këtë ngjarje të shëmtuar dhe shpreson se pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail