Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca tentoi vetëflijimin

Tiranë, 8 tetor 2012 (MIA) - Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca tentoi sot të digjet me benzinë, në përpjekje për t'u vetëflijuar si shenjë proteste ndaj Qeverisë shqitare. 

Teksa sot mbushen 17 ditë nga greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë, Ndreca ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem në gjendje të dëshpëruar. Mësohet se Ndreca është lyer me benzinë, ndërkohë që grevistët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët. 

Në tentativë për të shuar flakët, grevistit Llazi Koçi, i ka rënë të fikët. Dy ish-të burgosurit politikë janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në QSUT, me makina të rastit. Grevisti Koçi, pas mjekimeve i është rikthyer grevës, ndërsa bluzat e bardha njoftuan se Ndreca ka marrë djegie të gradës së dytë dhe ndodhet në reanimacion.

Ndërkohë, policia menjëherë pas aktit ekstrem ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Policia kanë arrestuar Shqefnin, ndërkohë që hetimet vijojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail