Eshton fton Thaçin dhe Daçiqin të takohen të mërkurën në Bruksel

Prishtinë, 5 nëntor 2012 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë  e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kethrin Eshton ka ftuar kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiq që të takohen të mërkurën në Bruksel, bëri të ditur sot Kabineti i Eshton.

Në komunikatë theksohet se qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut, i cili duhet të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve të dy palëve.

Eshton takimin e parë ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit e ka organizuar në Bruksel, më 19 tetor, ndërsa së bashku me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klintonin, vizitoi pak ditë më parë Beogradin dhe Prishtinën.

Thaçi dhe Daçiq do të kenë takime të veçanta me baroneshën Eshton dhe pas kësaj do të zhvillohet takimi i përbashkët Eshton-Thaçi-Daçiq, që në fakt do të jetë një darkë pune.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail