Jahjaga dhe Thaçi urojnë presidentin e rizgjedhur të SHBA-së, Obama

Prishtinë, 7 nëntor 2012 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Hashim Thaçi kanë uruar rizgjedhjen presidentit amerikan Barak Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për një mandat të dytë katërvjeçar.  

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimi presidentit amerikan Barak Obama me rastin e rizgjedhjes së tij president i SHBA-së edhe për katër vjetët e ardhshme.

"I nderuari President Obama, më lejoni që në emër të popullit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim personal t’Ju uroj rizgjedhjen si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përgëzojmë popullin amerikan për përkushtimin që ta realizojnë të drejtën e votës duke qenë pjesëmarrës në forcimin e demokracisë dhe idealeve që shquajnë vendin tuaj. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë frymëzim për të gjithë ne që punojmë për krijimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, prosperuese dhe ndërtimin e demokracisë së mirëfilltë.

Kjo më së miri dëshmon besimin që qytetarët amerikanë kanë për vizionin tuaj dhe për punën e palodhshme për të shtyrë përpara reformat në SHBA dhe për të forcuar paqen dhe stabilitetin në botë duke promovuar vlerat amerikane që garantojnë një të ardhme më të sigurt.

Republika e Kosovës është një aleat dhe partner i përkushtuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne do të angazhohemi fuqimisht që të thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe popujve tanë edhe më tutje. SHBA-të kanë luajtur rol vendimtar për lirinë dhe të drejtën e qytetarëve të Republikës së Kosovës të vendosin për fatin e tyre. Falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që, të udhëhequra nga ju, kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, avancimin e proceseve demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Duke ju dëshiruar sukses në mandatin e ri, ju përgëzoj edhe një herë për fitoren dhe mirëpres mundësinë që këto urime t’ua përcjell personalisht në muajt në vijim", thuhet në urimin e presidentes kosovare, Jahjaga.

Ndërkaq, kryeministri Thaçi, në urimin e tij shkruan se si gjithmonë, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ngjarje madhore jo vetëm në vendin tuaj, por në tërë botën, sepse ndikimi i vendit tuaj ka përmasa globale.

"Fushata parazgjedhore dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA janë shkollë më vete për frymën e demokracisë, transparencës dhe korrektësisë që frymëzon kombet dhe shoqëritë anembanë botës.

Rizgjedhja juaj në krye të SHBA-së për katër vitet e ardhshme, është mundësi e re e konsolidimit të politikave tuaja për ekonominë dhe prosperitetin e shoqërisë amerikane dhe thellimin e paqes në botë.

Populli i Kosovës ka përcjellë me simpati zgjedhjet presidenciale dhe vazhdon të mbetet i magjepsur me fuqinë e shpirtit amerikan, që së fundi u përball me dinjitet edhe me uraganin Sandy, duke treguar kapacitetet e pafundme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës SHBA- ve për përkrahjen dhe ndihmën që kanë dhënë si në të kaluarën, në ditët e sotme, ashtu edhe në të ardhmen.

Duke shprehur urimet më të sinqerta të Qeverisë së Kosovës dhe të qytetarëve të saj besojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen tuaj do të shënojnë rritje edhe më të madhe ekonomike, prosperitet të gjithanshëm, si dhe do të vazhdojnë të jenë liderë të arritjeve teknologjike, të forcimit të paqes, përhapjes së lirisë dhe demokracisë në nivel ndërkombëtar", thuhet në urimin e Thaçit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail