Thaçi dhe Daçiq pajtohen për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Bruksel, 8 nëntor 2012 (MIA) - Në takimin e mbrëmshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daqiç, janë bërë hapat e parë konkretë në normalizimin e marrëdhënieve. Zyra e shefes së lartë të BE-së, Kethrin Eshton, ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se dy palët janë pajtuar që të zbatojnë marrëveshjet e arritura gjatë raundit paraprak të negociatave.

"Sot jam takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ivica Daqiç në kuadër të kornizës së dialogut", ka deklaruar Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton pak pas darkës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe me atë serb Ivica Daqiç në Bruksel.

Eshton ka thënë se ky takim ishte vazhdim i diskutimeve që i kishte ajo në Bruksel më 19 tetor. Sipas saj bisedimet miqësore janë sjellë rreth aspekteve të ndryshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

"Të dy kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet. Jemi pajtuar që të punojmë në implementimin e plotë të marrëveshjeve dhe kemi mirëpritur rezultatet e grupit të përbashkët punues për Menaxhimin e Integruar të kufijve të datës 5 e 6 nëntor", ka theksuar Eshton.

"Kemi diskutuar për transparencën e fondeve që Serbia ia dedikon komunitetit serb në Kosovë, ndërkohë që jemi ndalur edhe në çështjen se si të përmirësojmë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë", ka theksuar ajo.

Sipas saj, të dy palët janë marr vesh që një grup i përbashkët pune të përgatisë një Studim të fizibilitetit për autostradën Nish -Prishtinë.

"Jemi marr vesh të takohemi sërish së shpejti", ka përfunduar Ashton.

"Në takim është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se theks i veçantë i është kushtuar Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM)", ka thënë kryeministri Thaçi për Radiotelevizionin e Kosovës.

Për këtë Thaçi ka thënë se është arritur pajtim që të flitet sërish në muajin dhjetor, kur edhe ka shfaqur shpresën se do të nisë të zbatohet.

Kryeministri Thaçi ka thënë se është ngritur edhe domosdoshmëria e zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur të luftës.

Ai ka theksuar se është biseduar edhe për strukturat e Serbisë në Kosovë dhe se ka kërkuar që të bëhen transparente të gjitha mjetet materiale që Serbia jep për strukturat në veri, ashtu si edhe shuarjen e tyre.

"Ka struktura kriminale që mbajnë peng dhe të frikësuar qytetarët. I gjithë angazhimi ynë për veriun do të jetë në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës", ka thënë Thaçi.

Kryeministri kosovar e ka vlerësuar takimin si tejet konstruktiv dhe ka thënë se ka qenë më substancial se takimi i parë.

Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daqiç  ka pranuar se në dhjetor do të flitet për IBM-në, por ka shtuar se për këtë çështje Serbia do të parashtrojë disa pyetje.

Takimi i parë në mes Thaçit dhe Ivica Daqiç  është zhvilluar më 19 tetor, po ashtu nën praninë e baroneshës Eshton.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail