Haradinaj mohon koalicionin me PDK-në

Prishtinë, 30 nëntor 2012 (MIA) - Pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës që u organizua për lirimin e Ramush Haradinajt, lideri i AAK-së ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave se është arritur marrëveshje mes PDK-së dhe AAK-së për të qeverisur së bashku, njofton "Koha Ditore". 

Ai ka pohuar se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësi sa i përket dialogut me Serbinë, por marrëveshje për koalicion nuk ka.

"Ne do ta ndihmojmë qeverinë në këtë aspekt, mirëpo konkrete nuk ka asgjë sa i përket koalicionit. Nëse ka diçka konkrete, do të kemi kënaqësinë për ta njoftuar opinionin dhe zhvillimet që mund të ndodhin", ka thënë Haradinaj.

Sot, krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës.

Bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail