Thaçi-Daçiq takohen sërish të martën në Bruksel

Prishtinë, 1 dhjetor 2012 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen sërish të martën në Bruksel, ndërsa në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Kryeministri i Serbisë, Daçiq, e ka konfirmuar për mediat serbe pjesëmarrjen e tij në raundin e ri të bisedimeve.

"Në interes të Serbisë është vazhdimi i dialogut. Nuk jemi në situatë të zgjedhim me kë do të bisedojmë", ka thënë ai, duke iu referuar zërave në Serbi se pas vendimit më të fundit të Tribunalit të Hagës, do t'i duhet të takohet edhe me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, drejtori i zyrës për bashkëpunim me mediat në Qeverinë e Serbisë, Milivoje Mihajloviq ka thënë se Daçiq ka propozuar që dogana të mos paguhet, siç ka thënë ai, në vendkalimet administrative.

"Presim që edhe për këtë të bëhet fjalë në raundin e ri të bisedimeve. Nëse diçka thjesht do të paguhet, ekziston mundësia që një pjesë e parave nga Bërnjaku dhe Jarinja t’u adresohet komunave në veri të Kosovës", ka thënë ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail