Haradinaj do të nisë bisedimet me Thaçin, që t'i bashkohet qeverisë

Prishtinë, 5 dhjetor 2012 (MIA) - Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte javën e kaluar, Ramush Haradinaj, ka deklaruar mbrëmë për mediat e huaja, se pret që të bëhet kryeministër.

Sipas tyre, veprimi mund ta zemërojë Serbinë, në kohën kur Bashkimi Evropian po i shtyn dy vendet që të normalizojnë marrëdhëniet.

Ramush Haradinaj, që ka shërbyer shkurt si kryeministër, në vitin 2005, deklaroi se brenda disa ditëve do të nisë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia opozitare që ai e drejton, t'i bashkohet qeverisë.

Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se partia është duke e shqyrtuar një "partneritet" me Haradinajn për të mbështetur shumicën e lëkundshme të parlamentit.

Mediat shkruajnë për spekulimet e shumta në mediat e Kosovës, se Thaçi do ta braktisë postin e kryeminstrit në këmbim të atij të presidentit, një post që më shumë është ceremonial, por që do t'ia bënte atij të mundur konsolidimin dhe marrjen e mbështetjes.

"Qëllimi im është që të marrë përgjegjësi primare për vendin, të marrë përgjegjësi qeverisje dhe mundësi për të punuar në ndryshimin e situatës në vend", ka thënë Haradinaj. Mediat citojnë se zgjedhjet nuk do mbahen deri në fund të 2014-ës, por sipas anlistëve nuk është e qartë nëse koalicioni mund të mbijetojë deri atëherë.

Duke komentuar bisedimet mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, theksohet se zëvendësimi eventual i Thaçit nga ana e Hardinajt në tryezën e bisedimeve, mund ta largojë Daçiqin nga bërja e koncesioneve.

Haradinaj ka thënë se është i gatshëm ta takojë Daçiqin, ish zëdhënësin gjuhë-mprehtë të Millosheviqit, gjatë kohës së rënies së përgjakshme të Jugosllavisë dhe ndërhyrjes brutale në Kosovë, gjatë së cilës u dëbuan një milionë shqiptarë.

"E marr përgjegjësinë për ta qeverisur vendin. Që nga ajo ditë, unë marr edhe të gjitha përgjegësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv", ka thënë ai.

Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, janë liruar si të pafajshëm nga akuzat për "trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve" në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës, që sipas mediave perëndimore ka shkaktuar zemërimin e Beogradit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail